PO! Harri Kejni do të shkojë tek Mançester Siti për 160 milionë paundë!

Në vitin 2008, Kristiano Ronaldo i lutej Sër Aleks Fergusonit që ta lejonte të shkonte tek Reali i Madridit. Trajneri skocez iu përgjigj se kjo do të ndodhte vetëm në vitin 2009 dhe vetëm nëse madrilenët do të pranonin të jepnin një pagesë që të ishte rekord botëror, afërsisht 100 milionë euro. Ashtu edhe u bë, ndërsa sot e njëjta skenë po përsëritet me Harri Kejnin. Kapiteni i Anglisë i kërkoi Totenhemit që të largohej, dhe presidenti (e bashkëpronari) Daniel Levi kërkoi një rekord britanik të transferimeve.

Mançester Siti pranoi ta thyente rekordin dhe tani Kejni do të bashkohet me ekipin e Pep Guardiolës kundrejt shumës 160 milionë paundë stërlina, vetëm 10 milionë paundë stërlina më pak sesa kërkesa fillestare e Levit. Kjo do të thotë gati 187 milionë euro, që është shuma e dytë më e madhe në historinë e futbollit botëror, pas 222 milionë eurove të paguara nga Paris SG ndaj Barcelonës për kartonin e Nejmarit. Shifra e paguar për kartonin e Mbapesë, 180 milionë euro, zbret në vendin e tretë për të gjitha kohët. Kejni pritet të nënshkruajë një kontratë 4 ose 5-vjeçare me Sitin, dhe të jetë zëvendësuesi ideal për Kun Agueron e larguar tek Barcelona.

Sfidanti.al