Jo vetëm tifozët që do të jenë të pranishëm në stadiume, tani do të vaksinohen edhe lojtarët dhe stafet teknik të skuadrave të Premier League. Federata angleze ka marrë dhe vendimin përfundimtar në lidhje me betejën kundër koronavirusit, që vazhdon të infektojë dhe marrë jetë njerëzish. Sezoni i ri i Premier League fillon në mesin e muajit gusht dhe deri atëherë të gjithë futbollistët duhet të kenë marrë dozën e parë të vaksinës. Për momentin, vetëm dy klube të elitës së futbollit ishullor e kanë mbyllur procesin e plotë të vaksinimit. Klubet e tjera duhet të kryejnë edhe dozën e dytë të vaksinës deri më 1 tetor, në të kundërt ata nuk mund të jenë pjesë e kampionatit. Një gjë e tillë bëhet për të shmangur një valë infektimesh që do të rrezikonte edhe më pas mbarvajtjen e sezonit. Që nga qershori i vitit 2020, në angli është bërë e detyrueshme që lojtarët të testohen dy herë në javë për të qenë sa më të sigurt, por kjo nuk mjafton, pasi tek Chelsea dhe Manchester City janë konfirmuar raste me koronavirus në javët e fundit.
Sfidanti.al