Nagelsman-Laportës: Ne nuk shesim të ardhmen e klubit për të mbijetuar!

Trajneri i Bajernit i është përgjigjur presidentit të Barcelonës, pasi ai e “thumboi” në shprehjen e fundit përpara gazetarëve. Laporta tha se “secili duhet të shohë paratë e veta, dhe Bajerni të mos harrojë se ka marrë para në bankë nga transferimi i Levandovskit”. Julian Nagelsmani u pyet më pas për këtë temë dhe theksoi se “unë gjithnjë do ta them atë që mendoj, edhe pse mund të krijohen polemika, nuk e kam problem që Laporta apo Konte përgjigjen”. Pasi vlerësoi se “Laporta duhet të punojë në interes të Barcelonës, dhe unë po të isha në vendin e tij, mund të bëja gjithashtu si ai”, tekniku i bavarezëve e mbylli në këtë mënyrë: “Natyrisht, Bajerni nuk është nga ata klube që shesin copa të së ardhmes për të qendruar mbi ujë!”

Sfidanti.al