E donte prej kohësh këtë lojtar dhe rrezikoi ta humbiste. Gjithsesi, Milani ia doli të merrte mesfushorin Sharl De Keteler nga Klub Bryzhi, edhe pse u detyrua të paguante pak më shumë sesa mendoi. Futbollisti 21-vjeçar belg kushtoi 32 milionë euro të sigurta, si dhe 3 milionë euro të tjera që do të paguhen në bazë të klauzolave. Jo vetëm kaq, por Bryzhi i rezervoi vetes të drejtën për të ruajtur një pjesë të kartonit, dhe do të fitonte sërish nëse lojtari do të largohej nga Milani për më shumë se 32 milionë euro. Sipas mediave italiane, De Keteler është lojtar tipik për stilin e Milanit, mjaft teknik dhe ofensiv, edhe pse jo plotësisht i formuar. Tashmë, Milani do të kërkojë përforcime të tjera si Renato Sançez në mesfushë apo Tanganga në mbrojtje.
Konfirmim transferimi edhe për Barcelonën. Katalanasit tashmë e kanë zyrtarizuar blerjen e tyre më të re, atë të mbrojtësit Zhyl Kunde. Francezi erdhi nga Sevilja dhe klubi “blaugrana” do të paguajë 50 milionë euro të sigurta, si dhe 5 deri në 10 milionë euro si shpërblime në bazë të realizimit të disa objektivave. Ky është përforcimi i pestë për katalanasit, të cilët kanë shpenzuar rreth 160 milionë euro këtë verë duke krijuar polemika për gjendjen e tyre financiare. Po ashtu, sepse Kunde ishte në shënjestër të Çelsit, por Sevilja informon se klubi anglez u tërhoq.
Sfidanti.al