Trajneri bavarez e ka hedhur menjëherë vëmendjen tek Bundesliga, ku do të luhet në fundjavë dhe pikërisht të shtunën pasdreke në fushën e Hertës në Berlin. Bajerni ende nuk është në vend të parë në kampionat, këtë nder për momentin e ka Unioni i Berlinit, ndërsa Julian Nagelsmani kërkon që ekipi i tij të përmirësohet edhe më tej. Fitorja 2-0 ndaj Interit në “Alianc Arenë” bëri që kampionët të mbyllin fazën e grupeve në Champions me 6 fitore, hera e tretë që e bëjnë, duke vendosur një rekord. Reali ia ka dalë dy herë. Për më tepër, mbrojtja duket e fortë me vetëm 2 gola të pësuar (18 të shënuar), dhe këta nga Viktoria e Plzenit. “Asgjë nuk vlen nëse nuk fitojmë në fazën tjetër, – thotë trajneri, – vjet u eliminuam në çerekfinale, por këtë vit duhet të ecim më shumë”.
Sfidanti.al