Golden Stejti ka 4 humbje radhazi jashtë fushe, por Stef Kërri beson!

Nuk ka sesi të jetë ndryshe për një yll që është më i miri i Finaleve të NBA-së dhe që ka fituar 4 tituj. Dikur, i ndjeri Kobi Brajant tha “tri humbje radhazi, tri unaza radhazi”, pasi Lejkërsat e kishin nisur një sezon me 3 disfata njërën pas tjetrës, pasi kishin dalë gjithashtu tri herë kampionë. Golden Stejti është në atë rrugë pasi ka bilancin 3-5 (fitore-humbje), ndërsa jashtë fushe është 0-4. Disfata e fundit ishte 109-116 në fushën e Majemit. Stefën Kërri, ylli kryesor i ekipit, mbetet i qetë.

“Unë mendoj se, duke e parë në mënyrë të plotë, ne jemi në gjendje të mundim çdo skuadër që lufton për titullin kampion, – tha Kërri, – ne e kemi talentin për ta bërë, por thjesht duhet të kemi durim, por edhe nxitjen për të reaguar sa më shpejt. Nuk është e lehtë që ta shpjegoj, por duke qenë se e ka provuar edhe më parë, e di se çfarë duhet të bëjmë”. Gjithsesi, kjo gjendje kishte ndodhur për herë të fundit në 2013, nëntë vjet më parë.

Sfidanti.al