Nojeri ka kancer lëkure, por nuk rrezikon Kupën e Botës!

Është diçka shumë e mirë që sëmundje të tilla edhe mund të shërohen, dhe kjo duket se po ndodh me portierin e Bajernit dhe të Gjermanisë. Ylli veteran nuk ka luajtur këto kohë për shkak dëmtimi, ndërsa informon se ka pasur tri operacione për kancerin në lëkurë. Nojeri thotë se kjo gjë i ka ndodhur për shkak se gjatë një karriere të gjatë është stërvitur në diell dhe po ashtu ka luajtur në diell, ndonëse në Gjermani rrezet nuk janë aq të fuqishme, sa të themi në Mesdhe. Jo vetëm kaq, por portieri gjerman njoftons e po investon bashkë me tenisten gjermane, Anzhelikë Kerber për krijimin e një kremi të fuqishëm mbrojtës ndaj diellit.

Sfidanti.al