Mançester Junajtidi mundi 2-1 Realin e Madridit në një ndeshje miqësore, të zhvilluar në SHBA, ndërkohë që në të dy ekipet mungonin shumë lojtarë të formacioneve të parë. Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve mbas ndeshjes, trajneri i Junajtidit, Zhoze Murinjo, tha:
“Ai nuk ishte Reali i Madridit, ashtu sikurse edhe nuk ishte as Junajtidi, pasi mungonin shumë futbollistë kryesorë. Po më pyesni për Ronaldon? Sigurisht që mungesa e tij ndjehet, por Reali i
Madridit është më i madh sesa çdo futbollist, kushdo qoftë ai.”
Murinjo, gjithashtu, mori nën mbrojtje trajnerin e Realit, Hulen Lopetegi, kur atë e pyetën lidhur me atë se ai nënshkroi me klubin “mbretëror”, ndërsa ai ishte trajner i përfaqësueses spanjolle.
“Edhe unë, kur nënshkrova me Realin, ishte akoma trajner i Interit, por fitova Ligën e Kampionëve dhe nuk më ra aspak niveli profesional”, tha “Speciali”.
Sfidanti.al