Paska qënë me fat Kukësi që mblodhi vetëm 3 gola, se Kurbanovi…

Nuk është hera e parë që flasim bukur para ndeshjes, aq sa duket sikur na vjen keq për atë që do t’i ndodhë kundërshtarit, pastaj, në fushë, as ia vlen t’i kujtosh premtimet. Kukësi ka mbledhur 3 gola me Karabakun , në një ndeshje me histori të diktuar, kurse trajneri i tyre Gurbanov qënka “tradhëtuar” nga ekipi i tij .
“ Nuk pranohet diçka e tillë. Jam i pakënaqur me rezultatin e ndeshjes ngaqë humbëm shumë raste. Po sikur sfida të na kishte dalë nga kontrolli..Nuk dua që një ndeshje e tillë të përsëritet në të ardhmen..”
Sa mirë do të ishte sikur të kishim edhe fjalët e trajnerit tonë lidhur me golat dhe me lojën, nëse e tepruam ndopak me sasinë e atyre që peshkuam, apo ia vlen të bekojmë edhe fatin se thesi mund të ishte mbushur më shumë. Kur ai që ka fituar me 3 gola nxjerr nga goja “ Se një ndeshje e tillë nuk pranohet”, cilët fjalë duhet të kishin zgjedhur humbësit në fund të kësaj ndeshjeje, ku fituesi rrezikoi te humbte kontrollin, sipas asaj qe thote njeriu i tyre i stolit, kurse ne nuk e paskemi ditur se mund ta “fitonim” kontrollin..

Sfidanti.al