Në Angli janë të bindur se Erik Ten Hag do të përpiqet të sulmojë fort dhe të përfitojë nga kaosi i krijuar në klubin londinez. Mançester Junajtidi kërkon Harri Kejnin, dhe trajneri holandez i tij dëshiron të ketë një sulmues klasik me numrin 9 në fanelë e në rol, dhe ta ketë në krah të lojtarëve të Anglisë si Rashford apo Sanço, pa folur për të tjerët. Ky do të ishte hapi i radhës për krijimin e një skuadre të madhe që të synojë titullin, por pyetja është nëse Harri Kejni do ta pranojë një transferim të tillë? Financiarisht, Junajtidi ia del edhe sepse ka fuqi, por edhe sepse sulmuesi hyn në vitin e fundit të kontratës (që përfundon në 2025). Me gjasë, Kejni mund të pranonte më mirë të shkonte tek Bajerni dhe të mos bënte një “tradhëti” të tillë.
Sfidanti.al