“Modesti” e tipit Ronaldo: Champions-it duhet të quhet tani sipas emrit tim!

Kristiano Ronaldo e prishi festën argëtuese të fitimit të titullit të tretë me radhë të Champions-it nga Reali në Kiev, duke paralajmëruar indirekt largimin e tij. Ky futbollist portugez fitoi titullin e tij të pestë evropian, por u pa se ai nuk ishte shumë i kënaqur mbas ndeshjes, ndoshta, sepse nuk shënoi asnjë gol.

“Ishte bukur të ishe pjesë e Realit të Madridit, sidoqoftë, një përgjigje të saktë unë do ta jap ditët e ardhshme. Tifozët, gjithnnjë, kanë qenë në anën time dhe unë u kam atyre shumë borxhe. Tani, është koha të gëzohemi dhe të festojmë”, tha ai.

Më pas, një pyetjeje provokuese të një gazetari se ai nuk arriti të shënoi gol në finale, Ronaldo iu përgjigj sipas stilit të tij: “Liga e Kampioneve, tani, duhet të quhet sipas emrit tim. Kush tjetër ka fituar më shumë se unë tituj dhe ka shënuar më shumë gola?”. Ronaldo është golashënuesi me i mirë i Champions-it.

Asi portugez vetëm një herë ka humbur një finale evropiane, atë, kur ai luante me Mançester Junajtidit, ndaj Barcelonës në Romë (0-2).

Sfidanti.al