Julian Nagelsman e ka kuptuar dhe ka vendosur të bëjë një ndryshim. Trajneri, që po lufton për postin e tij në Mynih, do të aktivizojë Sadio Manenë në pozicionin e tij të preferuar të sulmuesit të krahut, rol ku ai shkëlqeu më së shumti tek Liverpuli. Mediat bavareze theksojnë se Maneja nuk është i lumtur si qendërsulmues, një nga arsyet për të cilat u largua nga “Anfildi”, dhe se Manuel Nojeri u desh ta përqafonte dhe të bisedonte me të në pushimin e ndeshjes në Augsburg. Nagelsmani vendosi ta bënte ndryshimin (sipas mediave), por pyetja ngrihet menjëherë: Cili do të jetë qendërsulmuesi tek Bajerni? Cili do të jetë “Levandovski i ri”? Nuk është e lehtë të kesh përgjigje bindëse sepse në Mynih ka vetëm dy kandidatë, Erik Çupo Moting dhe i riu Matis Tel, të cilin e këshillon Lotar Mateusi.
Sfidanti.al