Tifozët në Bundesligë vazhdojnë të ofendojnë Red Bullin!

E kanë bërë ata të Bajernit, por po ashtu ka ndodhur me ultrasit e Dortmundit, me ata të Shalkes, Hamburgut e të tjerë, dhe këtë fundjavë ishte radha e publikut të Borusias së Mynshengladbahut. Në ndeshjen në shtëpi ndaj Lajpcigut, që ka pronar kompaninë austriake Red Bull, tifozët vërshëllyen çdo prekje topi të lojtarëve kundërshtarë, kënduan këngë ofenduese dhe nxorrën banderolën e parë ku shkruhej “Nuk pranohet RB”. Gjithsesi, arbitri Patrik Itrih (Ittrich) reagoi pas banderolës së dytë që ishte shumë më e rëndë. “Një bir kurve punëson vetëm bij të kurvave”, shkruhej në të, dhe arbitri, që është polic në profesion, kërcënoi se do të ndërpriste ndeshjen nëse transparenti nuk hiqej. Meqë Gladbahu po fitonte 2-0 (në fund ia doli 3-0), tifozët e hoqën banderolën por mesazhi u dha.

Sfidanti.al