Futbolli anglez si Shqipëria para 1990-ës, ndeshjet në orën 14:00!

Nuk po flasim për klubet e Premier Ligës pasi ato mund t’i përballojnë rritjet e kostove, por nuk është kaq e lehtë që nga kategoria e dytë (Championship) e më poshtë. Në Angli ka një sondazh ku del në 60 për qind e klubeve të pyetur janë gati të mos luajnë ndeshje në orë të vona për të kursyer energjinë elektrike. Sipas raportit, kostoja e energjisë është rritur me 200 për qind, dhe po mendohet për orare më herët, diçka që të kujton ndeshjet në Shqipërinë para 1990-ës, madje edhe deri nga fillimi I viteve 2000, kur nuk kishte sisteme ndriçimi nëpër stadiume. Gjithsesi, për klubet e kategorisë së dytë apo edhe të tretë, që kanë prani të madhe tifozësh në stadiume, ndeshjet ditën mund të sjellin problem për njerëzit që janë në punë, pra ata duhet ta shikojnë mirë këtë gjë.

Sfidanti.al