Parashikimi i NBA-së nuk është shumë i mirë për Lebron Xhejmsin!

Është televizioni “CBS” (apo, siç e lexojnë në SHBA, “si-bi-es”) që bën një prezantim të sezonit të ardhshëm në kampionatin e basketbollit profesionist amerikan. Sipas këtij parashikimi, yjet që do të luftojnë për të qenë më të mirët do të jenë Janis Adetokumbo, Stefën Kërri dhe Kevin Duranti. Pasi parashikon se Xhamal Marrej i Denverit do të jetë diku në vendet 31-40 pas kthimit nga dëmtimi (ashtu Drejmond Grin dhe Kajri Irving), CBS e nxjerr Lebron Xhejmsin në vendin e 7-të, pra në rënie. Pas 3 të parëve, vijnë Nikola Jokiç, Luka Donçiç dhe Zhoel Embijd.

Sfidanti.al