Interi merr Inzagin në “provim”, por nuk ka me kë e zëvendëson!

Për Antonio Konten nuk bëhet fjalë, pasi duket se ai është më shumë pranë Juventusit, ndërsa vazhdon detyrën tek Totenhemi. Interi është në hall për një trajner, ndonëse drejtuesit si Marota apo Auzilio vazhdojnë të thonë se kanë besim tek Simone Inzagi. Së fundmi, “La Gazeta delo Sport” shkruan se pati një takim të trajnerit me “shefat”, një lloj “provimi” ku nga Inzagi u kërkua kthesa në lojë dhe në rezultate. Ai është shprehur se “skuadra është me mua”, por nga ajo që shihet në fushë kuptohet se lojtarët po shkojnë “në drejtim të paditur”. Të shohim nëse do të sjellë ndryshim kthimi I Lukakut, ndërsa ish-pronari Masimo Morati thotë se “ndihet shumë largimi I Perishiçit”.

Sfidanti.al