Pronari i Çelsit, Boeheli, nuk kupton shumë nga blerjet e Marina Granovskajës

Mediat në Angli shkruajnë se miliarderi amerikan ka mbetur i habitur nga fakti se ish-shefja e plotfuqishme sportive në “Stemford Brixh” vendosi të merrte Saul Nigezin dhe jo Orelie Çuamenin. Saul nuk ishte aspak një sukses në Angli, ndërsa Çuameni shkëlqeu në Francë sezonin e kaluar dhe po shkëlqen tek Reali këtë edicion. Kjo kujtohet tani kur Çelsi ka probleme në mesfushë pas dëmtimit të Ngolo Kantesë. Gjithsesi, Boehli padyshim që ka rezerva lidhur me afrimin e lojtarëve si Timo Verner, Kristian Pulishiç apo Romelu Lukaku, që të gjithë sulmues.

Sfidanti.al