Tashmë gjithçka është vendosur dhe “ylli” francez, Kiljan Mbape do të qëndrojë për një tjetër vit te “gjigandët” francezët të PSG, teksa i ka premtuar këtyre të fundit, këtë të dielë se ka vendosur të luajë e të mos largohet nga klubi si një lojtar i lirë.
Mbape ka pranuar një rinovim 1-vjeçar të kontratës, me marrëveshjen e re që do të skadojë në vitin 2025. Sipas raportimeve më të fundit të mediave franceze, vendimi i Mbape erdhi pas aludimeve të shumta që lidhnin brazilianin Nejmar me një largim drejt “gjigandëve” të Al-Hilal dhe me largimin e “fantazistit”, Mbape do të ishte “ylli” i vetëm i ekipit, gjë që francezit duket t’i pëlqejë goxha.
sfidanti.al