Alegri do sulm potent, Juventus “piketon” anësorin e rivalëve italianë

Me “bomberin” serb, Dushan Vlahoviç gjithnjë e më larg “bardhezinjve” të Juventus, këta të fundit janë të detyruar të afrojnë një lojtar me potencë në sulm dhe duke se një profil të tillë, “zonja e vjetër” e ka gjetur te rivalët e Serisë A, Sasuolo.

Bëhet fjalë për “fantazistin” e Kombëtares italiane dhe “zijeshilëve”, Domeniko Berardi, për të cilin torinezët janë të gatshëm të ofrojnë plot 20 milionë euro, si dhe kartonin e 20-vjeçarit argjentinas, Matias Sule. Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar Berardi mahinti Serinë A, duke shënuar 12 gola e asistuar 7 të tjerë në 26 përballjet e regjistruara.

 

sfidanti.al