Pas Tibo Kurtua e Arda Gyler, duket se një tjetër lojtar i “galaktikëve” të Real Madrid do të mbesë jashtë fushave të blerta për një kohë të gjati, pasi në përballjen e mbrëmjes të së shtunës ndaj Atletiko Bilbaos, qendërmbrojtësi Eder Militao la fushën i përlotur, pas një dëmtim që mori.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, braziliani ka këputur ligamentet dhe për këtë arsye do t’i duhet të paktën gjashtë muaj për t’u rikuperuar nga dëmtimi. Kjo është goditja e dytë që Reali pësoi në pak ditë, pas dëmtimit të Tibu Kurtua, e për rrjedhojë “galaktikët” duhet të nisin nga puna për të gjetur dhe zëvendësuesin e Militaos.
sfidanti.al