Vetëm 1 sezon më parë, qendërmbrojtësi spanjoll, Ajmerik Laporte ishte ndër të preferuarit e teknikut Pep Guardiola, te Mançester Siti, mirëpo ardhja e Akanxhi, rikthimi në formë i Xhon Stons dhe transferimi i fundit i Josko Gvardiol, duket se e detyron “iberikun” të largohet nga “Etihad”.
Për 29-vjeçarin interesohen “bardhezinjtë” e Juventus dhe “baskët” e Atletiko Bilbao, më këta të fundit që duket të jenë zgjedhja e vetë qendërmbrojtësit. Kujtojmë se te Mançester Siti, Laporte erdhi pikërisht nga Bilbao dhe tashmë kanë nisur negociatat për një rikthim të tijin në La Liga.
sfidanti.al