Fillimisht u lidh me një rikthim te Barcelona, por mesa duket e ardhmja e Nejmar po merr rrugën drejt Arabisë Saudite, aty ku “krahëhapur” e presin “gjigandët” sauditë të Al-Hilal, të cilët jantë të gatshëm të hapin “thesin” vetëm për të patur “fantazistin” brazilian në skuadrën e tyre.
Bordi i Al-Hilal është i gatshëm t’i ofrojë “yllit” brazilian një pagë që do të kalojë shifrat e 100 milionë eurove në vit. Në krahun tjetër negociatat mes PSG-së dhe Al-Hilal po ecin mirë dhe duket të jenë të suksesshme, edhe pse klubet nuk kanë arritur ende një marrëveshje përfundimtare.
sfidanti.al