Çelsi “zbras” arkat,c115 milionë euro dhe kontratë 8+1 për Kajsedo

Pas refuzimit të ofertës së “të kuqve” të Liverpul, mesfushori i talentuar i “pulëbardhave” të Brajton, Moises Kajsedo e theksoi qartë pasditen e së premtes se dëshiron vetëm kalimin te “blutë” e Çelsi dhe këta të fundit duket se kanë vendosur t’ia plotësojnë dëshirën.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, klubi londinez ka bërë një ofertë të re, e cila mban vlerën e plot 115 milionë paundëve, duke e bërë kështu 21-vjeçarin, mesfushorin më të shtrenjtë në historinë e futbollit në Premier Ligë. Përsa i përket kontratës personale, Kajsedo do të firmosë me “blutë” deri në verën e vitit 2031, me opsion rinovimi për një tjetër vit dhe tanimë e vetmja gjë çfarë na mbetet për të pritur është firmosja e kontratës nga ekuadoriani, me këtë të fundit, që duket se pret me padurim të luaj në “Stamford Bridxh”.

sfidanti.al