Media franceze: Nejmari dhe Mbape nuk e duan Kavanin

PSZH-ja, gjatë këtij sezoni, po luan shkëlqyeshëm. Përjashto humbjen ndaj Liverpulit në “Enfild”, ky ekip francez, me të vërtetë, po i “shkel” të gjithë kundërshtarët, ndërkohë që të fundit që e pësuan, ishin Crvena Zvezda (6-1) dhe Lioni (5-0). Sidoqoftë, të habitë fakti se media francez po shkruan për një ndarje në PSZH mes Nejmarit e Mbapes, nga njëra anë, dhe Kavanit nga ana tjetër.
Staticienët francezë të futbollit kanë llogaritur se 25 për qind të pasimeve të Nejmarit shkojnë te Mbape dhe vetëm 0,5 për qind te Kavani! Pasimet e Mbapes në 31 për qind të tyre shkojnë te Nejmari, kurse te Kavani vetëm 5 për qind.
“L’Ekip” shkruan se Nejmari dhe Mbape duan të luajnë bashkë në sulm, pa Kavanin, të cilin ata e konsiderojnë të dobët nga ana teknike. Media franceze, gjithashtu, shkruan se shumica e lojtarëve të PSZH-së është me Nejmarin e Mbapen dhe se do të donte largimin nga ekipi të Kavanit.
Sfidanti.al