Bajerni i Mynihut ka katër ndeshje pa fitore, ndërkohë që humbja e fundit 0-3 në “Alianc Arena” ndaj Borusias së Mynshengladbahut në Bundesligë e ka tronditur së tepërmi stolin e drejtimit të trajnerit kroat të ekipit bavarez, Niko Kovaç.
Gazeta gjermane “Bild” shkruan se objektivi kryesor i Bajernit është trajneri francez, Zinedin Zidane, por shanset që ai të vijë në “Alianc Arena” janë të vogla.
Si alternativa të tjera përmenden edhe dy trajnerë të tjerë francezë, Arsen Venger dhe Loran Blan. Vengeri në të kaluarën ka konfirmuar se ka pasur ofertë nga klubi i Mynihut, por se e refuzoi atëkohë, pasi ai drejtonte Arsenalin, por tani shanset që ai të ulet në stolin e drejtimit të Bajernit janë të mëdha.
Sfidanti.al