Nuk janë të gjithë futbollitët me fat si Higuain apo edhe vëllezërit e tij. Disa fatin po përpiqen ta krijojnë. Janë të rinj dhe shifrat që përfitojnë nga interpretimi fillestar në futboll, duken me pak respekt në krahasim me big-ët e lojës. Nëse do të pyetësh portierin e Sampit, Titas Krapikas, se sa para fiton në një vit, ajo që do të dëgjoni tingëllon si shaka. Shumë pak, për të mbrojtur një portë të madhe: 18 000 euro në vit dhe 1500 euro në muaj. E njëjta shifër që përfiton një infermier. Kjo është paga më e injoruar në Serinë A.
Po le të shkojmë në “zanate të ndryshme” nëpërmjet topit. Donaruma, portjeri i Milanit, është më i pasuri midis të varfërve. Fillojmë me portierin Perisan të Udinezes, i ditlindjes 1997-të, që paguhet sa një mekanik i hekurudhës me 3000 euro në muaj. Jankto i Udinezes, i ditlindjes 1996-të, autor i një goli të pasur në “Juventus Stadium” merr 3500 euro në muaj , sa është rroga e një profesori të Universitetit. Kurse Nikoleti i Krotones, i ditlindjes 1998-të, i gëzohet shumës 4000 euro, sa është rroga e një doktori. Djali i ish-futbollistit të shquar, Enriko Kieza, Federiko, që ka lindur më 1998-tën, kap rrogën 6000 euro baraz me një mekanik i Formula 1. Futbollisti ynë, portieri Strakosha i Lacios, merr rrogën e një drejtuesi të ndërmarrjes me 8000 euro. Dhe në fund, më i pasuri i të varfërve, porteri i Milanit, Donaruma, që fut në xhep shumën 15 000 euro…sa një studiues shkencor.