U desh një sezon i shkëlqyer i tij, të paktën deri tani në dhjetor, për të bindur drejtuesit e klubit se mesfushori kroat ishte tepër i rëndësishëm. Luka Modriç, fituesi i Topit të Artë në 2018, do të rinovojë me Realin e Madridit edhe për një vit tjetër, vendim i marrë vetëm pak ditë përpara janarit, kur ai mund të bisedonte me klubet e tjerë. Besohej se Zhoze Murinjo kërkonte ta kthente tek Totenhemi, ndërsa Zinedin Zidan me siguri e ka këshilluar presidentin Perez që t’ia jepte kontratën e re yllit të tij.
Modriç ishte një nga lojtarët më të mirë të Realit gjatë këtyre muajve, ashtu si Luka Modriç, Karim Benzema, Sergio Ramos apo Kasemiro, duke formuar boshtin e ekipit. Modriç shkoi në Madrid në 2012 për 30 milionë paundë stërlina, dhe 35-vjeçari ka fituar 4 Champions, 2 La Liga dhe Topin e Artë, ndërsa ishte finalist i Kupës së Botës me Kroacinë.
Sfidanti.al