Messi nuk ka dyshime: Guardiola e Luis Enrique, më të mirët

Pep Guardiola dhe Luis Enrique janë trajnerët më të mirë. Lionel Messi nuk ka dyshime kur flet për trajnerët me të cilët ka punuar në një pjesë tjetër të intervistës së tij për La Sexta

‘Pep ka dicka të vecantë-tha Messi-nuk e di, të bën t’i shohësh gjërat në një mënyrë tjetër. Pastaj ishte mënyra sesi përgatiste ndeshjet në mbrojtje dhe për lojën në sulm, të thoshte me saktësi sesi do të shkonte sfida dhe si ishte e nevojshme të sulmohej për të fituar. Pata ‘fatin e keq’ që pata si trajnerë Guardiolën dhe Luis Enrique, më të mirët. Dhe i pata njëri pas tjetrit dhe kjo më dha menjëherë mundësi që të rritem shumë si futbollist në aspektin taktik, duke parë se cfarë më mësuan’.

Sfidanti.al