Chelsea, Lampard i kërkon klubit Erling Haaland

Rritet lista e pretendentëve që duan shërbimin e Erling Haaland. Sipas ‘Daily Mail’ dhe Sky Italia, është Chelsea klubi që bashkohet në garën e klubeve evropiane për yllin norvegjez të Borussia Dormundit. Mësohet se është vetë trajneri i Bluve të Londrës, Frank Lampard që u ka komunikuar drejtuesve se Haaland është prioritet në planet e tij përsa u përket blerjeve të reja në merkato

Chelsea është një klub që tregoi se nuk e ndjeu krizën e shkaktuar nga pandemia coronavirus gjatë muajve të verës me londinezët që shpenzuan 274 milionë Euro, nga të cilat 133 milionë Euro i shpenzuan vetëm për Timo Ëerner dhe Kai Havertz.

Ëerner, ish sulmuesi i Leipzig po rezulton një prej liderëve të Chelseat në këtë fillim sezoni edhe pse nuk ka shënuar shumë gola; 4 finalizime në 14 javë. Ndërsa Havertz po vuan më shumë në procesin e përshtatjes së tij me kampionatin anglez të futbollit dhe me skemën e Frank Lampard dhe ka shënuar vetëm 1 gol e ka dhënë 2 assist në 12 ndeshje dhe në shumë raste ka nisur sfidat nga stoli.

Për këtë arsye trajneri i Chelseat vendosi që të përshpejtojë hapat dhe të kërkojë Haaland që në këtë sezon ka shënuar 10 gola në 8 ndeshje të Bundesligës. Talenti norvegjez ka me Borussia Dortmund një kontratë deri në vitin 2024, por viti kyc për transferimin e tij në një klub tjetëe duket se do të jetë 2022, kur fillimisht do të aktivizioher klauzola e zgjidhjes së kontratës së tij prej 70 milionë Euro, një shifër kjo aspak e lartë për një sulmues që është I destinuar të dominojë futbollin.

Sfidanti.al