Mbape mund të rinovojë edhe për një vit, por Reali ka shpresë

Fjala në Francë është që kampioni i botës ndoshta do të pranojë të zgjasë kontratën me Paris SG për të mos u larguar këtë verë. Informacioni është që Kilian Mbape mund ta rinovojë akordin me klubin nënkampion të Europës në fuqi me një vit, pra nga 2022 në 2023, veçse shtohet se do të ketë një klauzolë sipas së cilës ai do të lejohet të largohet në 2022, me shumë gjasë me destinacion Realin e Madridit. Nuk dihet sesa e vërtetë është kjo, ndërsa dihet se Nejmar ka rinovuar, ndërsa në Madrid kanë shpresë në diçka tjetër. Sipas ligjeve të Francës përsa i përket taksave, Mbape nuk ka privilegjin e Nejmarit për të përfituar ulje taksash, pasi ai është francez, ndërsa sulmuesi brazilian cilësohet si “mik” në Francë dhe ka privilegje të tjera. Minimalisht, PSG do të paguante 36 milionë euro taksa për Mbapenë deri në 2025, që do të thotë nëse Mbape do të largohej, klubi do të përfitonte gratis një rrogë vjetore të Nejmarit.

Sfidanti.al