Nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë të orës së fundit, takimi mes Steven Zhang dhe Antonio Contes do të zhvillohet këtë të enjte. Bashkë me presidentin dhe trajnerin e Interit, në këtë takim do të jenë edhe menaxherët e klubit, Beppe Marotta, Piero Ausilio apo Alessandro Antonello.
Duket se mbyllja e akordit mes Interit dhe Oaktree Group duket se ka bërë që të përshpejtohen hapat në këtë drejtim. Në fakt sipas Bloomberg, fondi amerikan ka arritur akordin me Zhang për blerjen e një kuote në minorancë aksionesh të klubit për vlerën e 275 milionë Eurove. Më saktësisht do të blihet një paketë prej 30% e aksioneve të LionRock Capital Ltd
Antonio Conte dhe menaxherët e Interit në këtë takim do të kërkojnë garanci pronarëve të klubit për vazhdimësinë e një projekti fitues të një klubi që duke parë se do të jetë i paevitueshëm reduktimi i kostove, do të vazhdojë të besojë te lojtarët më të mirë që ka aktualisht në dispozicion. Antonio Conte dhe Marotta janë gati të vazhdojnë misionin e tyre; Steven Zhang po përgatitet t’u japë përgjigjet që ata presin kjo edhe sepse Oaktree do të sjellë likuiditete në arkat e klubit.
Sfidanti.al