Rrëfehet De Ligt: Te Juventus më tallin sepse nuk vesh rroba të firmës

Matthijs De Ligt rrëfehet dhe këtë e bën në një intervistë për De Volkskrant. Mbrojtësi i Juventusit dhe përfaqësueses holandeze foli për disa tema, mes të cilave edhe për mënyrën sesi jetohet fubollit në Itali, por edhe për raportet me shokët e skuadrës, që disa herë janë ‘fajtorë’ për ndonjë batutë të tepërt në drejtim të tij për…mënyrën sesi De Ligt vishet

‘Bën mirë apo keq, je gjithsesi një hero për tifozët-tregon Matthijs De Ligt-në Holandë isha një djalë normal që luaja futboll. Në Itali, si futbollist je mbi shoqërinë. Më pëlqen ky vlerësim, por është dicka e bukur edhe kur shëtit më i qetë në rrugët e Holandës’.

Më pas De Ligt foli për veshjen dhe ngacmimet e shokëve të skuadrës

‘Nuk më pëlqejnë veshjet e firmës dhe të kushtueshme-vijoi De Ligt-jam Matthijs, jam vetvetja dhe nuk do të shkoj asnjëherë në stërvitje me veshje të vecanta. Profesioni im është të bëj futbollistin. Dua të jem yll në fushën e lojës. Ndonjëherë, në dhomat e zhveshjes, qeshin me mua për mënyrën sesi vishem. Nuk më intereson, përsa kohë sillem dhe vishem mirë, jam I kënaqur. Gjëja më e rëndësishme për mua është të bëj mirë në fushën e lojës edhe pse nuk vesh disa lloj rrobash’.

Sfidanti.al