Kupa Libertadores, River Plate pa portierë, një mesfushor do jetë mes shtyllave

River Plate do të luajë ndeshjen e radhës së Kupës Libertadores me një mesfushor ndërmjet shtyllave të portës. Nuk bëhet fjalë për një gjetje të jashtëzakonshme të trajnerit Marcelo Gallardo, por një emergjencë për shkak të Covid 19, sepse edhe CONMEBOL nuk e pranoi kërkesën e klubit për të përfshirë 2 portierë të tjerë në listën e të grumbulluarve.

Skuadra e Millionarios ka 25 pjesëtare në izolim dhe vetëm 12 futbollistë janë disponibël për këtë ndeshje. River Plate kërkoi leje që të marrë Alan Leonardo Diaz e Agustin Gomez,por CONMEBOL që për shkak të pandemisë Covid-19 lejoi skuadrat para nisjes së kompeticionit të grumbullojnë 50 futbollistë nga 25, nuk e pranoi. Në fakt klubi nga Buenos Aires pagoi shtrenjtë naivitetin teksa grumbulloi 32 lojtarë nga 50 dhe tani kundër Independiente Santa Fe, Gallardo do të duhet të vendosë një mesfushor në rolin e portierit dhe këtë detyrë duket se do ta ketë Enzo Perez 1.79 m I gjatë dhe një prej 12 lojtarëve që janë të gatshëm për këtë ndeshje.

Sfidanti.al