Drejt ‘Tokyo 2020’, Bach: Të paktën 75% e sportistëve, të vaksinuar

‘IOC është i impenjuar tërësisht në organizimin e Lojërave Olimpike në mënyrë të sigurt për të gjithë për të garantuar se populli japonez të jetë I sigurt. Për momentin 75% e sportistëve apo zyrtarëve të garava janë vaksinuar ose kanë konfirmuar që do të jenë në këtë kompeticion’-Kështu u shpreh presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach pas një takimi mes IOC dhe Komitetit Organizator të Olimpikeve.

‘Turneu mund të organizohet sepse populli japonez ka vendosmërina dhe aftësinë për t’iu rezistuar vështirësive-vijoi Thomas Bach në fjalën e tij-Bota i është mirënjohëse popullit japonez dhe virtyteve të tij. Do të shihemi në Tokio në 23 korrik’

Ndërkaq shoqata e mjekëve japonezë Tokyo Medical Practitioners Association, e përbërë nga 6 mijë anëtare kërkoi anulimin e Lojërave Olimpike nëpërmjet një letre që ua dërgoi një javë më parë kryeministrit japonez Yoshihide Suga, guvernatores së Tokios , Yuriko Koike dhe Presidentes së Komitetit Organizativ të ‘Tokyo 2020’, Seiko Hashimoto.

‘Mendojmë se zgjedhja e duhur është ajo e anulimit të një evenimenti ku ekziston mundësia e rritjes së numrit të rasteve dhe të viktimave nga Covid-theksohet në letrën e Shoqatës së mjekëve që ubë publike në faqen e internetit të saj-viruset janë përhapur nga lëvizja e njerëzve. Japonia do të ketë një përgjegjësi të madhe nese Olimpiket apo Paralimpiket do të shkaktojnë përkeqësim të situatës nga pandemia, duke rritur numrin e atyre që duhet të vuajnë e të vdesin’

Sfidanti.al