Inter kampion, 1000 veta në stadium dhe festa jashtë për 4500 tifozë

Tifozeria e organizuar e Interit bëri të ditur një manifestim në mbështetje të skuadrës me rastin e ndeshjes së fundit të Serie A, në përfundim të së cilës, skuadra zikaltër do të ngrejë trofeun e kampionit të Italisë. Vetë prefektura e Milanos komunikoi lajmin duke saktësuar se në selinë e Komitetit për Rendin dhe Sigurinë Publike u përcaktuan masat. Në mënyrë të detajuar, pranë stadiumit Meazza është përcaktuar një zonë e pakufizuar me sipërfaqe deri në 19 mijë m2 ku do të lejohet prania e 4500 tifozëve. Por jo vetëm kaq, pritet që edhe në stadium të lejohen 1000 tifozë dhe tani pritet vetëm miratimi përfundimtar i këtyre masave.

Sfidanti.al