Super League, ‘New York Times’: FIFA e dinte dhe ishte një aleat i fshehur i klubeve

Nga faqet e ‘New York Times’ dalin detaje të rëndësishme përsa I përket Super League. Pasi analizoi kontratën mes klubeve themeluese, e perditshmja prestigjioze amerikane në fakt zbuloi se projekti kishte një aleat të bujshëm të fshehur; Federatën Ndërkombëtare të Futbollit. Në mënyrë të detajuar, nga dokumentat del se zhvillimi i kësaj nisme kishte pëlqimin e qeverisë së futbollit botëror, që ishte përfshirë në marrëveshje me një emër të koduar kështu që ishte në dijeni të projektit dhe gati për ta mbështetur

Është ky një detaj që bie ndesh me pozicionin publik të shfaqur nga presidenti Infantino pas njoftimit të 12 klubeve. Një prapakthehu e vërtetë që NYT e pasuron me detaje të tjerë duke futur në valle disa persona pranë kreut të FIFA, bisedimer për temën në muajt e mëparshëm dhe një konsorcium këshilltarësh të nominuar A22. Është kjo një situatë eksplozive që rrezikon të komplikojë pozicionin e FIFA.

Por jo vetëm kaq, për momentin, gjatë hetimeve për këtë cështje duket se është zbuluar përmbajtja e një akordi të mundshëm mes klubeve krijues të Super League dhe FIFA. Një marrëveshje që, gjithnjë sipas NYT, përfshinte edhe një pjesëmarrje të mundshme të klubeve të Super League në projektin e Botërorit të ri të Klubeve që e donte vetë Infantino dhe që kishte bindur edhe bankën tregtare amerikane JP Morgan për të investuar në turneun e krijuar nga Florentino Perez dhe Andra Agnelli. Gjithcka më pas u përgënjeshtrua nga pozicioni I FIFA që menjëherë u shfaq përkrah UEFA në betejën kundër Super League

Sfidanti.al