Mbape konfirmon “divorcin” nga kombëtarja e Francës për sponsorët!

Nuk dihet sesi do të ndikojë tek ekipi përfaqësues dhe sidomos te kontratat prej shumë milionë eurosh me kompanitë që duan të përfitojnë nga imazhi i kampionëve të botës. Kilian Mbape vazhdon karrierën e tij “solo” kur vjen puna tek sponsorizimet, diçka që duket se e la larg Realit të Madridit dhe që po krijon një “luftë civile” tek Franca. Sulmuesi i Paris SG konfirmoi se nuk do të marrë pjesë në një seancë me fotografi në qendrën e ekipeve kombëtare në Klerfonten, duke vazhduar me rrugën që nisi muaj më parë. Presidenti i Federatës, Noel Lë Gret, e konfirmoi këtë për “L’Ekipin” ndërsa tha se “për fat të keq nuk kemi arritur një marrëveshje siç shpresonim ta kishim para Kupës së Botës”.

Sfidanti.al