Pioli nuk mërzitet me Milanin: Nuk e imagjinoj që humbëm ne Napolin!

Një e diel që pati gjithçka. Vështirë të zgjedhësh një ndeshje në Serinë A italiane mbi të tjerat, sepse që të gjithë emrat e njohur ishin protagonistë, për mirë apo për keq. Kampionia në fuqi, Milani, papritur u mund në “San Siro” nga Napoli i trajnerit Luçiano Spaleti, një 2-1 për miqtë që i mban në krye dhe bën të humbasë pathyeshmëria e kuqezinjve. Spaleti ishte i pezulluar dhe nuk foli për gazetarët, ndërsa tekniku i Milanit, Stefano Pioli, nuk deshi ta pranonte humbjen. “Na vjen shumë keq, – thotë ai, – donim të vazhdonim të ishim të pathyeshëm. Ndeshjen e luajtëm siç duhet. Nuk është se kundërshtari ishte më i mirë se ne, përkundrazi, ndaj edhe keqardhja duhet të jetë më e madhe”.

Sfidanti.al