Oliver Kahn: Të pakënaqur, por të bindur nga trajneri ynë Nagelsman!

Shefi ekzekutiv i Bajernit të Mynihut nuk mund të fliste ndryshe, dhe tha një të vërtetë që dihet, dhe bëri një deklaratë që nuk dihet sesa është e vërtetë. Oliver Kahn pranoi për mediat gjermane se “bordi drejtues i klubit është i pakënaqur me fillimin e sezonit dhe i shqetësuar”. Kjo, pas humbjes me Augsburgun duke bërë 4 ndeshje radhazi pa fitore në Bundesligë. Në Gjermani ka shumë spekullime lidhur me të ardhmen e Julian Nagelsmanit, ndërsa besohet se klubi bavarez mund të mendojë për ta zëvendësuar me Tomas Tuhelin. Gjithsesi, Kahn i hodhi poshtë këto zëra. “Ne jemi plotësisht të bindur nga Nagelsmani, – tha ai, – trajneri nuk është një temë për ne”.

Sfidanti.al