Ç’është ky Inter, kryesimi i Serisë A i ka më shumë hije Udinezes!

Dikur ka qenë një ekip shumë i mirë, edhe pse nuk ka mundur të fitojë trofe. Gjithsesi, Udineze gëzon respektin në futbollin italian për historinë e saj, dhe për stadiumin modern, nga të paktët në Apenine. Këtë të diel fitoi edhe më shumë vlerësime pasi mundi me meritë Interin 3-1, duke e zhytur në krizë të thellë, e duke detyruar trajnerin Simone Inzagi që të pranonte se “Udineze ishte më mirë se ne dhe e meritoi fitoren”. Trajneri Sotil ishte shumë i lumtur pas suksesit. “E deshëm shumë fitoren, – tha ai, – jam shumë krenar për këtë ekip, për lojtarët e mi. Le të festojmë me tifozët, por le të mbetemi të ekuilibruar”. Udineze në këtë kampionat ka mundur 4-0 Romën dhe 1-0 Juventusin.

Sfidanti.al