Nuk do të ishte hera e parë që do të ndodhte, madje jo vetëm në futboll. Edhe mënyra jetese, mënyra prodhimi dhe ato për gjuhën apo besimin fetar kanë pësuar ndryshime nëpër shekuj duke shkaktuar “tërmete” të fuqishme që kanë sjellë shumë më tepër dëm sesa shkundjet e natyrës. Një ndryshim të tillë epokal duan të bëjnë në Angli dhe kjo për shkak se pronarët e huaj (dhe ata vendas) janë kaq shumë të dhënë pas fitimeve saqë duan të sakrifikojnë traditën. Fjala është për të hequr nga sezoni ndeshjet e përsëritura të Kupës së Anglisë, të “shenjtërisë” më të vjetër të futbollit jo vetëm në Angli, por në të gjithë botën. Kjo padyshim që do të sjellë reagime të mëdha, por pritet që të fuqishmit ta çajnë rrugën e tyre. “Marrëveshja e re” parashikon edhe ndryshimin e Kupës së Ligës (Karabao), me ekipet që luajnë në garat europiane që kërkojnë që të luajnë në të me ekipin U21.
Sfidanti.al