Mashtrimi i madh : Nejmari paguhet kur ua bën me dorë tifozëve?!

Media e huaj ka zbuluar fakte mjaft interesante lidhur me disa klauzola që përmban marrëveshja që ka nënshkruar Nejmari me rastin e ardhjes së tij te klubi francez PSZH.
Nëse ju mendoni se Nejmari i përshëndet tifozët e PSZH-së para ose mbas ndeshjes, sepse ata janë shumë të dashur për të, ju mashtroheni, sepse në marrëveshje ekziston një klauzolë, sipas së cilës, ai merr 375 000 euro në vit vetëm që t’i përshëndesë tifozët para dhe mbas ndeshjes. Në qoftë se ju mendoni se ky është një fakt i pazakontë, atëherë, dëgjoni tjetrin. Ky futbollist brazilian merr 2,5 milionë euro në vit vetëm që të mos t’i kritikojë vendimet e trajnerit?!
Po ashtu, në marrëveshje ekziston edhe një klauzolë, sipas së cilës, ai do të fitojë dy milionë euro, në qoftëse në garën për “Topin e artë” ai do të arrijë midis tre futbollistëve më të mirë.
Kështu që mos u habisni, kur e shihni Nejmarin gjithnjë fytyrëqeshur, sepse edhe për këtë ai paguhet!
Sfidanti.al