Mançini premton se nuk do të bëjë llogari ndaj Uellsit

Trajneri i Italisë e shprehu qartë lumturinë e tij pas fitores 3-0 ndaj Zvicrës në Europian, duke ia dedikuar italianëve më pak të favorizuar, “atyre që vuajnë” siç u shpreh Manço e duke falenderuar lojtarët. “Fati im është që kam në ekip lojtarë shumë të mirë, – tha tekniku “axurr”, – unë përpiqem t’u shpjegoj mendimet e mia, veçse në fushë luajnë ata”. “E merituam fitoren, edhe pse ishte e vështirë, – vazhdoi ai, – Zvicra është skuadër e fortë, na u desh pak kohë që të përshtateshim. Fituam sepse e deshëm fitoren me çdo kusht, por lojtarët janë të lodhur sepse kanë shpenzuar shumë energji gjatë sezonit, për më tepër ishte ndeshja e dytë në pak ditë”. Mançini premtoi se nuk do të bënte llogari ndaj Uellsit, sepse dëshiron që të fitojë ndeshjen, ndërsa nuk ishte në gjendje që të jepte informacion për dëmtimin e Kielinit.

Sfidanti.al