Man. Junajtidi në Champions, nën shenjën e Ten Hagut dhe Kasemiros

“Djajtë e kuq” e realizuan objektivin normal të sezonit, ndonëse kishin edhe të tjerë, ndërsa u ka mbetur edhe një. Mançester Junajtidi po kurorëzon një edicion që duhet quajtur pozitiv, pasi u kualifikuan për në Champions sezonin e ardhshëm, që është një rikthim, ndërsa më parë fituan Kupën e Ligës (Karabao). Për pak ditë i pret finalja e Kupës së Anglisë ndaj Mançester Sitit, ndërsa kjo rritje standardi i duhet detyruar punës së trajnerit Erik Ten Hag, por edhe pranisë së një kampioni si Kasemiro. i ardhur nga Reali, mesfushori ishte shembull për shokët i një lojtari që ka fituar shumë trofe të mëdhenj në karrierë. Kualifikimi në Champions u arrit me fitoren 4-1 ndaj Çelsit në “Old Traford”, ku Kasemiro shënoi, ashtu si Marsial, Bruno Fernandes dhe Rashford.

Sfidanti.al