Hamilton i lidh zërat për Ferrarin me rinovimin tek Mercedesi

Shtatë herë kampioni i botës u pyet në konferencë për shtyp sesa të vërteta ka në lajmet se skuadra legjendare italiane e kërkon për sezonin e ardhshëm. Në krah të Sharl Lëklerkut, Ljuis Hamilton u përgjigj se një kalim i tij tek Ferrari është spekullim (lajmet, pra), por shtoi se këto zëra janë normale që të dalin në kohën që diskutohet një rinovim. Anglezi 38-vjeçar duhet të zgjasë kontratën tek Mercedesi, dhe palët ende nuk kanë rënë përfundimisht dakord.

Sfidanti.al