Vedat Muriqi arrin në 14 gola në La Ligën e Spanjës, çfarë gjigandi!

Nëse Shqipëria mburret me Myrto Uzunin që kryeson renditjen e shënuesve në kategorinë e dytë, ka një tjetër shqiptar që po shkëlqen në elitën e futbollit iberik. Ky është Vedat Muriqi që arriti në 14 gola këtë sezon në La Ligë, përkundër 22 të sulmuesit kuqezi të Granadës. Sulmuesi i Kosovës shënoi rrjetën e fitores për Majorkën në fushën e vet ndaj Valencias. Ai tundi rrjetën në minutën e 64-ët. Majorka është në “mesin e artë” të kampionatit spanjoll me 47 pikë, në vendin e 10-të, dhe nga 34 gola, 14 janë të shënuar nga Muriqi.

Sfidanti.al