Pesë qepje në këmbë për Benzemanë, pas shkeljes së rëndë!

Për fat, Reali nuk ka për të luajtur ndonjë finale Championsi, ndërsa atë të Kupës së Mbretit e ka tashmë të fituar. Kjo padyshim sjell një lloj lehtësimi tek trajneri Karlo Ançeloti, pas dëmtimit të pësuar nga Karim Benzema, që u shkel rëndshëm në ndeshjen e pardjeshme në La Ligë ndaj Rajo Vajekanos. Në derbin e vogël madrilen, sulmuesi francez u shkel që në 10 minutat e para nga një futbollist i Vajekanos, ndaj edhe stafi mjekësor u detyrua t’i bënte pesë qepje. Gjithsesi, Benzema nuk u zëvendësua dhe luajti duke shtrënguar dhëmbët.

Sfidanti.al