Mediat italiane ngrenë në qiell Interin: Ja ku është kupa!

Të përditshmet sportive në Apenine ishin plot me lavdërime për fituesit e trofeut të dytë të sezonit. Interi mori Kupën e Italisë, me shifrat 2-1 ndaj Fiorentinës (shumë të mirë) në “Olimpiko” të Romës, dhe gazetat e njohura nuk u kursyen.

“La Gazeta delo Sport” e hap kopertinën me shprehjen e njohur italiane, “Inter, kupa është këtu”, lavdëron Lautaron dhe shton se trofeu mbeti zikaltër. “Kupë prej demi”, bën lojë fjalësh “Il Korriere delo Sporti”, duke nënkuptuar dy golat e Lautaros, që vendosi finalen ndaj një Fiorentine të shkëlqyer!

“Fillimi duhej të kishte qenë më i mirë, por skuadra nuk e humbi toruan, dhe luajti shumë mirë në minutat e mbetura të pjesës së pare, – tha Inzgi, – Në pjesën e dytë e nisëm mirë, por pastaj vuajtëm sepse Fiorentina zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer. Tashmë, duhet të mendojmë për Atalantën. Do ta marrim hap pas hapi, të përfundojë kampionati dhe pastaj të mendojmë për finalen e Championsit, që është normale që e kemi në mendje”.

Sfidanti.al