Çelsi zbret në gjysmën e poshtme të Premier Ligës pas 27 viteve!

U desh të kalonte më shumë se një çerek shekulli, pra imagjinoni sesa shumë. Çelsi i Londrës do ta mbyllë sezonin në Premier Ligë në gjysmën e poshtme të tabelës, diçka që nuk kishte ndodhur prej 27 vitesh, pra që nga 1996-ta. Kuptohet, kjo nuk do të ishte imagjinuar kurrë gjatë kohës që klubin e kishte Roman Abramoviçi, por me Tod Boehlin ndodhi pikërisht kështu. Humbja 1-4 në fushën e Mançester Junajtid e bëri të sigurt renditjen përfundimtare poshtë vendit të 10-të! Kjo, megjithë 600 milionë paundë shpenzime gjatë këtyre muajve.

Sfidanti.al