Haland: Nuk e prisja këtë sukses të shpejtë në Angli

Erdhi nga Gjermania me kredenciale të plota, si një sulmues “race”. Erling Halandi është simboli i golit, dhe këtë e konfirmoi edhe në Premier Ligë, apo gjatë gjithë sezonit me Mançester Sitin. Norvegjezi mori trofeun e lojtarit më të mirë të kampionatit në Londër, dhe tha se nuk e kishte pritur që të kishte arritur suksese kaq shpejt. Halandi shënoi 52 gola (deri tani) këtë sezon, theu rekordin e Këpucës së Artë në Premier, doli kampion i Anglisë, dhe është në finalen e Championsit si dhe të Kupës së Anglisë.

Sfidanti.al